Fronti Evropian: Qytetarët për presidentin të votojnë sipas vlerësimeve të tyre!

Nga Fronti Evropian sot kanë deklaruar se ata nuk do të përkrahin asnjërin prej kandidatëve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Elmi Aziri, nga ky koalicion u shpreh se ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet dhe vet të vendosin sipas prioriteteve të tyre.
“Ne do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve, dhe të vendosin sipas vlerësimeve të tyre dhe prioriteteve të tyre. Kemi përvojë demokratike dhe besoj se të gjithë qytetarët do të mund t’i njohin në mesin e kandidatëve prioritetet e tyre, se cili nga kandidatët në raundin e dytë do t’i plotësojë pritshmëritë e tyre”, tha Aziri.

Marketing