Mexhiti: Nëse e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet edhe Ali Ahmeti e secili nga ne

Ligji është mbi të gjithë ne, dmth edhe mbi Ali Ahmetin. Nëse ka gabuar ligjin, e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet edhe Ahmeti edhe secili nga ne. Kështu ka deklaruar sot Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike në përgjigje të deklaratës së Ali Ahmetit, i cili duke komentuar mundësinë që VLEN ta marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qeverinë e ardhshme. Mexhiti tha se synojnë të marrin dikastere që në 30 vitet e fundit nuk janë udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët.

Marketing

“Intenca jonë është që të kemi përfaqësim edhe në resorët e punëve të brendshme etj, po ashtu intenca është që disa segmente të shtetit dmth nuk janë udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët këto 30 vite, dhe do të pretendojmë që të thyhet akulli në këto dikastere”, tha Mexhiti.