Besim Nebiu: Vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg!

Analisti politik Besim Nebiu, ka bërë thirrje deri tek qytetarët që të mos vjedhin vota dhe të bëjnë parregullsi ditën e zgjedhjeve, për shkak se dënimi shkon deri në 10 vite burg.
Ai ka deklaruar se nga viti 2017 ka patur 5 cikle zgjedhore dhe 24 të akuzuar për parregullsi zgjedhore.
“22 prej tyre janë shpallur të fajshëm, vetëm dy janë liruar. Çfarë tregon kjo? Edhe në një sistem juridik i cili është i partizuar, veprat penale të lidhura me parregullsi, dënohen në masë shumë të madhe”, ka deklaruar për Lajm, analisti Besim Nebiu.

Marketing