Euro 2024, UEFA: Ekipet mund të grumbullojnë deri në 26 lojtarë

Nëpërmjet një njoftimi UEFA ka bërë me dije vendimin, që i lejon ekipet Kombëtare që do të marrin pjesë në finalet e “Euro 2024” të grumbullojnë deri në 26-të lojtarë, nga 23-të që ishte e lejuar.

Marketing

UEFA thotë se ky vendim nuk është i detyrueshëm, pasi ekipet finaliste do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për në finalet e “Euro 2024”, sipas dëshirës së tyre.

Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista me lojtarët e grumbulluar duhet të dorëzohet deri më datë 7 qershor 2024.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në “Europian” më datë 15 qershor ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.