Sot dhe nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Tetovë shkaku i tubimeve politike

SPB Tetovë informon se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës zgjedhore sot dhe nesër (e diel dhe e hënë), do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në qendër të qytetit.

Marketing

“Do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit edhe atë në bulevardin ‘Iliria’ nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rreth rrotullimi me bulevardin ‘Ilindenska’ ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevard. Poashtu gjatë kohës së tubimeve, komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugët ‘JNA’, ‘Todor Ciposki-Merxhan’, ‘Jane Sandanski’ dhe rruga ‘Nikola Teslla’”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Prej aty me apel deri te shoferët që të respektojnë urdhrat që do të jepen nga nëpunësit e policisë.