Sot bartësi i listës nga Koalicioni VLEN në NJZ 6, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbajti një konferencë shtypi ku shpalosi ofertën e Koalicionit VLEN e cila ka të bëjë kryekëput me kategorinë më vitale të shoqërisë sonë, MËRGIMTARËT.
Koalicioni VLEN angazhohet për subvencionim të taksave dhe tatimeve të mërgimtarëve që kthehen në vend, si dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin dhe aplikim të sistemit të kredive.