24/11/2024
Ballina Biznes BE miraton Planin e Rritjes, gjashtë miliardë euro për vendet e Ballkanit...

BE miraton Planin e Rritjes, gjashtë miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar planin e rritjes prej 6 miliard eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor si një instrument për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Marketing

Me këtë hap kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare të BE-së.

Vendet e rajonit do të paraqesin reformat që planifikojnë të ndërmarrin në tre vitet e ardhshme e më pas u takon sërish vendeve anëtarë t’i miratojnë fondet.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që shtetet të përmbushin hapat e specifikuar, në të kundërt fondet mund të pezullohen.

 Plani i  Rritjes për rajonin

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027. Plani i Rritjes arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.

Në deklaratën e lëshuar nga Këshilli i BE-së, theksohet se qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE, si dhe integrimin progresiv të tyre në një treg të vetëm evropian, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

Burimet financiare janë planifikuar për të mbështetur një sërë reformash socio-ekonomike dhe themelore, duke përfshirë reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.