Prokuroria nis hetim për armëmbajtje pa leje për të arrestuarit në Çashkë

Prokuroria Themelore Publike Veles njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese.

Marketing

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Melnicë të komunës së Çashkës ka gjetur një sasi të madhe armësh dhe municioni – tri pistoleta gjysmë automatike dhe 139 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Për të dyshuarin është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”.

PTHP Veles vazhdon të veprojë dhe të ndërmarrë veprime për verifikimin e dyshimeve për ryshfet zgjedhore në lidhje me këtë të dyshuar dhe një person tjetër nga rrethina e Velesit, tek i cili dje është realizuar bastisje”, thonë nga Prokuroria.