Këto janë shtetet që u kualifikuan në finale të Eurovisionit

Në Malmo të Suedisë u mbajt sonte nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit.

Marketing

Sonte përformuan artistë nga 15 shtete kandidate, teksa 10 prej tyre do të shkojnë në finale, raporton Indeksonline.

Në finale u kualifikuan: Portugalia, Sllovenia, Serbia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Në finalen e madhe që do të mbahet me 11 maj, vendin e kanë siguruar automatikisht Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Spanja dhe vendi nikoqir, Suedia.

Të enjten do të mbahet gjysmëfinalja e dytë, ku në mesin e përformuesve është edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Besa Kokëdhima.