MPB: Dokumentet personale mund të merren sot nga ora 08:00 deri në 19:00

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot (8 maj) nga ora 08:00 deri në orën 19:00 do të punojë Departamenti për çështje civile, përkatësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative në MPB.

Marketing

“Po ashtu, njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 3 maj 2024, tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t’i marrin ato”, njofton MPB.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë në zgjedhje të dyfishta, në raundin e dytë të garës për president të vendit dhe në zgjedhjet parlamentare për përbërjen e re të Kuvendit që do të duhet të zgjedhë qeverinë e ardhshme në Shkup. Mbi 1.8 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës.