Mickoski: I’a dolëm! Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

Ne ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit… tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fillim të fjalës së tij nga selia e partisë.

Marketing

Humbi edhe bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë, shtoi Mickoski.

“Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Mickoski duke njoftuar një lajm të mirë ekonomik për shtetin.