Grubi: Fronti Europian e ka shumicën e dyfishtë në Kuvend

Artan Grubi nga BDI përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se Fronti Europian e ka shumicën e dyfishtë në Kuvend. Grubi thotë se Fronti bëri histori duke dalë si forca e dytë politike në vend.

Marketing

“Fronti Europian është fitues i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
Fronti Europian ka 19 deputetë, opozita 13 deputetë. Fronti Europian është forca e dytë në shtet, për herë të parë në historinë e vendit. Ali Ahmeti sërish shënon fitore të madhe dhe mbetet i pamposhtur në skenën politike në vend.
Fronti Europian e ka shumicën e dyfishtë në Kuvend”, ka shkruar Grubi.