Mickoski: VLEN-i është partner kredibil për të formuar Qeverinë e re

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Samo Vistina” nw Kanal 5 tha se pas zgjedhjeve tw djeshme presidenciale dhe parlamentare dhe fitores bindëse të dyfishtë të VMRO-DPMNE-së, tha se rezultati është historik, por edhe detyrues për VMRO-në e re.

Marketing

I pyetur nëse Izet Mexhito do të jetë partneri i ri i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se me 107 mijë vota koalicioni VLEN konfirmoi besueshmërinë e tij për të qenë partner kredibil i qeverisë së ardhshme që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia jote”, njofton SHENJA.

Me rezultatet që ka bërë VLEN-i, janë 107 mijë vota. Vlerësoj se ata e kanë konfirmuar kredibilitetin e tyre dhe mund të jenë partnerë kredibil në qeverinë e re që do ta formojë koalicioni “Maqedonia e jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe unë si mandatar”, u shpreh Mickoski.