Holanda përjashtohet nga Eurovizioni pak orë para finales

Konkurrenti holandez në Eurovizion u përjashtua në mënyrë dramatike nga konkursi disa orë përpara finales së së shtunës.

Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje ndodhi për një incident në prapaskenë që po hetohet nga policia.

Organizatori i European Broadcasting Union, tha se nuk do të ishte e përshtatshme që zoti Klein të merrte pjesë në ngjarjen në Malmo, ndërsa procesi hetimor ishte duke u zhvilluar.

Marketing

Klein, një këngëtar holandez 26-vjeçar, kishte qenë i preferuari i kompanive të basteve dhe artdashësit me këngën e tij “Europapa”.

Ai nuk mori pjesë në dy prova të premten dhe u tha se ishte për shkak të hetimit të një incidenti.

Këngëtari dhe reperi 26-vjeçar holandez ka qenë i preferuari i publikut, si dhe i preferuari i fansave, me këngën e tij “Europapa”, një këngë optimiste tekno mbi diversitetin e kontinentit dhe gjithashtu një nderim për prindërit e Klein të cilët kanë ndërruar jetë kur ishte fëmijë.

Edhe pse thashethemet kishin qarkulluar se incidenti ishte i lidhur me delegacionin e Izraelit, organizatorët thanë se “nuk përfshinte asnjë këngëtar, apo anëtar tjetër të delegacionit”.

Pjesëmarrja e Izraelit në këtë edicion ka tërhequr demonstrata të mëdha pro-palestineze, me protestues që thonë se vendi duhet të përjashtohet për shkak të veprimeve të Izraelit në luftën në Rripin e Gazës.