Mexhiti: Brenda VLEN-it ka unitet të madh, pas zgjedhjeve mund të bëhemi një parti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti Është shprehur se brenda koalicionit VLEN mbretëron unitet i madh dhe nuk ka kurrfarë ndasish. Në intervistën për radion Kanal 77 Mexhiti ka thënë se uniteti mes partive anëtare në VLEN është aq i lartë, sa që pas zgjedhjeve mund shkrihen në një parti të vetme.

Marketing

Sipas Mexhitit, uniteti brenda VLEN Është më i madh se uniteti brenda Frontit Evropian, madje duke bë parashikim se ky Front mund të shpërbëhet.

Në të njëjtën intervistë, Mexhiti flet edhe për negociatat me VMRO DPMNE për formim të qeverisë së ardhshme, por edhe për çështje tjera aktuale politike.