Sot në Zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të Presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Pas ceremonisë solemne, presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, të cilit i skadon sot mandati, është paraparë të kenë takim kokë më kokë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje ia lëshoi certifikatën për kryetare të zgjedhur Gordana Siljanovska-Davkovës. Ajo gjatë ditës së sotme do të japë një deklaratë solemne para deputetëve në Kuvend.