Arben Taravari tha se qytetarët e kanë votuar si kryetar te komunës së Gostivarit në mandat deri në vitin 2025 dhe sipas tij, është jokorrekte të tërhiqet dhe shtoi se të mbahen zgjedhje brenda një viti, është lodhje edhe për qytetarët po njëkohësisht edhe për partitë politike, transmeton TV21.
Taravari tha se ka mjaft kuadro brenda VLEN-it që do të udhëhiqnin dhe perfaqësonin institucionet më mirë se vet ai.
“Nuk kemi një plane, as që e kemi diskutuar. Në parim them se mandatin prej qytetarit të Gostivarit në tetor të vitit 2021 e kam marrë për 4 vite. Mendoj se do të ishte jokorrekte që të tërhiqem dhe të mbahen zgjedhje përsëri në vjeshtë dhe përsëri në vjeshtën tjetër. Kjo është lodhje edhe për qytetarin por edhe për partitë politike”, tha Taravari është nga përfundimi. Qeveria veç se ka një marrëveshje, për qeverisje të ardhshme por duhet programet të sinkronizohen, të bisedojmë për ministri sepse aspak nuk kemi biseduar”, deklaroi Taravari.