Qytetarët dhe kompanitë kanë borxh në vlerë prej 173 milionë euro për tatime dhe doganim. Drejtoria e të Ardhurave Publike bëri publike listën e borxhlinjve për tatimet e papaguara deri në 30 prill të këtij viti. Bëhet fjalë për tatimet në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal, akciza, doganime. Gjithsej 1.918 persona juridikë dhe 3.790 persona fizikë u gjetën në listën e borxhlinjve. Borxhi kap vlerën e rreth 173 milion eurove. Njëjtë sikurse edhe në raportin e vitit të kaluar në listë edhe sivjet janë një numër i madh i ndërmarrjeve shtetërore. /Alsat.mk