Toshkovski: Publiku do të shohë raste interesante në të ardhmen

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se pavarësisht se a do të jetë ai ose jo në krye të lëndës, publiku maqedonas do të shohë shumë raste interesante në periudhën e ardhshme.

Marketing

“Problemi është se ato njohuri nuk kanë qenë të proceduara, ato njohuri janë futu ndër qilim, ato njohuri nuk kanë qenë të integruara në ligje. Do të shohë publiku maqedonas gjatë periudhës që vijon, pavarësisht nëse do të jetë Pançe Toshkovski apo do të jetë ndonjë tjetër në pozitën e lëndës. Do të shohë shumë raste interesante”, tha Toshkovski.