Festivali i simiteve në Hong Kong, organizohet 1 nga 10 garat më të veçanta në botë

Këtyre ditëve është mbajtur një nga 10 festivalet më të çuditshme lokale në botë, ai i simiteve.

Marketing

Në Hong Kong njihet si festivali i Bunave, në të morën pjesë 12 persona, të cilët ishin në garë se kush do të ngjitej i pari në kullën 14 metra të lartë, të ndërtuar me 9,000 simite plastike.

Mes 9 djemve dhe 3 vajzave, fituesi do të ishte ai që mblidhe me shumë simite në majën e kësaj kulle.Sipas legjendës kush merrte më shumë pikë, i sillte fat familjes dhe largonte të keqen prej vetes.

Atletja Janet Kung dhe zjarrëfiksi Yip Kin-man janë dy fituesit e këtij viti. Kung, kampionia e grupit të femrave, u shpreh e befasuar që shënoi më shumë pikë se fituesi tjetër në grupin e djemve.

Ky festival ka mbledhur dhjetëra mijëra banorë dhe turistë të Hong Kongut në ishullin e vogël Cheung Chau për të shijuar, jo vetëm simitet me fat, por edhe paradën e gjallë të “ngjyrave lundruese”.

Në këtë paradë merrnin pjesë fëmijë të veshur si perëndi dhe perëndesha, të cilët performonin të shoqëruar nga muzikë tradicionale

Ky festival i veçantë është në listën kombëtare të Kinës të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe organizohet prej më shumë se një shekulli, për të larguar fatkeqësitë e për t’u lutur për paqe dhe siguri.