​17 Maj, lufta ndaj tensionit të lartë të gjakut

17 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.

Marketing

Problemi më i madh është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të tij.

Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16% e tyre infarkt në zemër.

Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur qëllim:

-Rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut

-Dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikimet e lidhura me të

-Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor

-Inkurajimin e vetëkujdesjit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut

-Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë

-Nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme.