Ja  kur do fillojnë “gjahun” kamerat e vendosura në semaforët e Shkupit

Në disa kryqëzime të bulevardeve të Shkupit janë vendosur kamera në semaforë të cilat shërbejnë për regjistrimin e shkeljeve të mundshme në komunikacion. Këto kamera janë të vendosura në kryqëzimin e bulevardit “Aradhat Partizane”dhe në kryqëzimin afër qendrës “Mavrovë”.  Kamera të  tilla  po vendosen edhe në Çair dhe lagje të tjera. Me vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë, çdo shkelje rrugore që kryhet do të regjistrohet nga kamerat dhe do të shqiptohen gjoba.

Nga ministria e punëve të brendshme deklaruan se po vazhdojnë punimet për vendosjen e kamerave nëpër semaforë.

MPB

Marketing

“Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ po vazhdon dhe po përmirësohet”.

Kamerat e vendosura janë pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”, i cili aktualisht është në përmirësim. Kamera të tilla ka në Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa projekti pritet të zgjerohet edhe në qytetet tjera të vendit.

Me ndryshime të caktuara në zgjidhjet ligjore që na presin, duam të mundësojmë një sistem evropian të monitorimit dhe mbikëqyrjes së të gjitha procedimeve penale, në mënyrë që të përjashtohet faktori njerëzor dhe të mos ketë ndikim individual, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski ditë më pare dhe njoftoi se gjatë fillimit të vitit të ardhshëm sistemi do të funksionojë fillimisht në territorin e qytetit të Shkupit.