Mitsotakis: Pa respektimin e Marrëveshjes së Prespës, rruga e RMV-së për Evropë do të jetë e mbyllur!

Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur, ndërsa memorandumi nuk do të ratifikohet në Kuvend, nëse nga ana tjetër nuk ka respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Këtë e tha sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Para qytetarëve në qytetin grek të Verija, Mitsotakis iu referua edhe marrëdhënieve me vendin tonë, duke përsëritur qëndrimin e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e Prespës dhe duke theksuar edhe një herë se harmonizimi është një kusht i domosdoshëm si për perspektivën evropiane ashtu edhe për ratifikimin të memorandumeve të bashkëpunimit.

“Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe e dyta, memorandumet që duhet të ratifikojmë nuk do të ratifikohen, përderisa nuk ka pajtueshmëri absolute. Pajtueshmëri absolute nga Qeveria e re në përputhje me atë që parashikon Marrëveshja”, tha Mitsotakis, njoftoi AIM.