Masa kujdesi për një punonjëse të MPB-së, dyshohet për marrje ryshfeti për banesa sociale

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se punonjësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme  i punësuar si Analist i Lartë, me inicialet I.M., është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove. Ministri thekson se i dyshuari është privuar nga liria nën dyshimin për mashtrim.

Marketing

Ministri sqaroi se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, ka vepruar pas kallëzimit të tre personave të dëmtuar më datë 17.05.2024 dhe se personi në fjalë është kapur në vend në momentin e dorëzimit të 12.500 eurove.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Personi në fjalë është kapur në vend në momentin e dorëzimit të 12.500 eurove, të përpunuara më parë penalisht, të cilat i kishte marrë për kinse ndërmjetësim për marrjen e banesave sociale të kategorisë B”.

Ai shton se janë kontrolluar edhe hapësirat në zyrë dhe në shtëpinë e tij në Komunën e Sarait nga ku është parë dokumentacioni voluminoz nga lloje të ndryshme të dokumenteve që dyshohet se janë të falsifikuara, si marrëveshje të ndryshme kredie, marrëveshjet për ndarjen e banesave sociale, dokumentet e pronësisë, si dhe një fletore me shkrim dore në të cilën mbahen shënime për personat për të cilët janë kryer detyra të caktuara. Po ashtu  është gjetur edhe armë zjarri .

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe ambiente të tjera të përdorura nga personi I.M. në Komunën e Sarajit është gjetur edhe një armë zjarri me gjashtë fishekë

të cilat sigurisht se kanë qenë pa leje, për çka është njoftuar edhe Departamenti për tregti të paligjshme me armë në MPB Shkup”.

Ministri shtoi se MPB  vijon me marrjen e masave dhe aktiviteteve për të hetuar lidhjen e mundshme të personit të përmendur me zyrtarë të tjerë të lartë të policisë.