Rrëzohet helikopteri në karvanin e presidentit të Iranit

Një nga helikopterët në karvanin e presidentit iranian Ebrahim Raisi u rrëzua të dielën.

Marketing

Një helikopter në kolonën e presidentit Ebrahim Raisi, i cili po merrte pjesë në inaugurimin e një dige në kufi së bashku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, është rrëzuar, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Agjencia gjysmë zyrtare e Lajmeve Tasnim pretendoi se helikopteri që u rrëzua ishte me Raisi.

Agjencia e Lajmeve Fars raportoi gjithashtu se për shkak të mjegullës së madhe, helikopteri u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe Raisi udhëtoi për në Tabriz.

Televizioni shtetëror raportoi gjithashtu se helikopteri që transportonte Raisi bëri një ulje të vështirë dhe se ekipet e ndihmës së parë u dërguan në vendin e rrëzimit. Mësohet se në karvanin e Raisit ndodheshin tre helikopterë.

Seyyed Mohammad-Ali Al-Hashem, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian raportohet se ishin gjithashtu në helikopter me presidentin. /AA