Mickoski: Shumicë prej 2/3 dhe “bum” financiar në 100 ditët e parë të Qeverisë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, tani më mandatar për kryeministër, Hristijan Mickoski pret një shumicë prej 62 deputetësh në kuvend pas rivotimit në njësinë e pestë zgjedhore. Sipas tij, kjo do të ishte një mundësi historike.

Marketing

“Duke u fokusuar te njerëzit, ne vërtet kemi, do të thosha, një mundësi historike si asnjëherë më parë, në këto tre dekada. Kemi edhe pak për të kryer detyrën, më 22 maj do të ketë rivotim në njësinë zgjedhore numër pesë, presim një tjetër deputet atje dhe në fjalimin tim të radhës nuk do të flas për 61, por do të flas për 62 deputetë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Qëllimi tjetër, tha ai, është një shumicë prej dy të tretash në parlament.

“Mendoj se shumë shpejt, nga fundi i javës së ardhshme do të arrijmë një shumicë prej dy të tretash, pasi do të ndryshojë ligji për organizimin e dikastereve në qeveri, do të marrim një strukturë të re qeveritare, një qeveri moderne, një qeveri që do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve në Maqedoni”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Mickoski njoftoi “proces reformues historik që nuk është parë ndonjëherë në Maqedoni”. Ai tha se në 100 ditët e para të qeverisjes do të ketë një “bum” financiare.