Bëhet baba portieri i Kombëtares Shqiptare

Portieri i Kombëtares Shqiptare Etrit Berisha, është bërë baba për herë të parë.

Marketing

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë portieri përmes një postimi në Instagram ku ka postuar foton e të birit, të cilin e ka quajtur Edgar.

“Mirë se vjen biri im Edgar, lumturia i mamit dhe babit, qofsh përjetë i bekum,” shkroi Etriti në postimin e tij.

Etriti luan si portier për klubin italian të Serie A Empoli dhe është kapiten i Kombëtares Shqiptare.