Detaje drithëruese nga rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte president Raisi: Imami qëndroi gjallë për një orë…

Më shumë detaje kanë dalë në dritë nga rrëzimi i helikopterit ku udhëtonte presidenti Raisi dhe ministri i Jashtëm i Iranit.

Marketing

Një ndër personat që e shoqëronte në udhëtim presidentin, ishte Imami i namazit të Xhumasë së Tabrizit.

Sipas Mohammad Nami, kreut të Agjencisë së Menaxhimit të Krizave të Iranit, Al-Hashem mbijetoi për një orë pas rrëzimit. Madje ka tentuar të sigurojë ndihmë duke kontaktuar edhe me zyrën e presidentit.

“Nuk nevojiteshin teste të ADN-së për të identifikuar pasagjerët”, thotë Nami. Në total, nëntë persona përfshirë ekuipazhin e fluturimit u vranë në rrëzimin e helikopterit.