Rodri tallet në mënyrë brutale me lojtarët e Arsenalit në një intervistë pas fitimit të titullit

Rodri e ka përqeshur mentalitetin e lojtarëve të Arsenalit pasi Manchester City siguroi fitimin e titullit të Ligës Premier.

Marketing

Të dielën, Man City mposhti West Hamin me rezultat 3-1 për t’u bërë ekipi i parë në histori që fiton katër tituj radhazi në elitën e futbollit anglez.

Arsenali në anën tjetër bëri punën e tyre me sukses duke mposhtur Evertonin me rezultat 2-1 në ‘Emirates’, por fatkeqësisht për ekipin e Mikel Artetas, West Hami nuk iu bëri atyre një favor.

Këtë sezon ‘Topçinjtë’ kanë fituar për titull deri në momentet e fundit, duke u përmirësuar dukshëm në krahasim me sezonin e kaluar.

Por përkundër kësaj, ylli i Cityt, Rodri, ka përmendur diferencën në mentalitet mes dy klubeve si një arsye pse City ishin në gjendje të bëjnë histori.

“Është mentaliteti. Lojtarët e mëdhenj janë prezent në tërë ligën, në të gjitha klubet. Arsenali gjithashtu, ata kanë pasur një sezon të pabesueshëm”.

“Por mendoj se diferenca këtu ka qenë mentaliteti. Kur Arsenali erdhi në Etihad, unë i pashë ata. Ah, këta djemë, nuk duan të na mposhtin neve, ata duan vetëm të barazojnë. Dhe me këtë mentalitet, ne nuk do të kishim arritur asgjë”, ka thënë Rodri.

Dy ekipet u përballën në ‘Etihad’ gjatë muajit mars dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 falë qasjes defanzive të ‘Topçinjve’ që iu mundësoi atë kohë të kryesonin me një pikë më shumë se City në tabelë, para se këta të fundit të marrin primatin më vonë.