Rivotimi i të mërkurës, VLEN dhe VMRO thonë se do të marrin nga një deputet nga Fronti Evropian

Koalicioni VLEN pret që rivotimi në një vendvotim në njësinë e gjashtë zgjedhore të mërkurën t’i sjell dhe një deputet më shumë në këtë njësi, shkruan Alsat.

Marketing

Ata thonë se dallimi prej dy deputetësh nga Fronti Evropian, me vetëm 6 mijë vota diferencë, është i padrejtë.

“Sigurisht që ne si koalicion presim që të përmirësohet ajo shkelje ose ai deformimin i vullnetit të qytetarëve që ndodhi më 8 maj dhe ajo diferencë prej 6 mijë votave që e dimë se nuk është reale sepse e dimë se si ndodhi, nuk është reale që të jetë diferencë në dy mandate deputetësh në zonën 6. Besojmë që më 22 maj, ditën e mërkurë qytetarët do të vendosin dhe koalicioni VLEN përfundimisht do të ketë 8 mandate deputetësh”, tha Bilall Kasami, kryetar i Besës, VLEN.

Që kjo të realizohet, diferenca e VLEN nga Fronti Evropian në vendvotimin në Llërcë të Zhelinës duhet të jetë 364 vota, në favor të koalicionit VLEN.

Një deputet më shumë pas rivotimit në gjashtë vendvotime në njësinë e pestë zgjedhore të mërkurën pret edhe VMRO-DPMNE-ja. Lufta në këto vendvotime në njësinë e pestë zhvillohet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, kur të dyja kërkojnë të ndryshojnë rezultatin dhe të marrin një deputet nga Fronti Evropian.

“Kemi edhe pak për ta përfunduar punën. Më 22 maj do të ketë rivotim në njësinë e pestë zgjedhore. Presim edhe një deputet atje dhe në fjalimin tim të radhës para popullit të mos flas për 61 por për 62 deputetë”, u shpreh VIZRT Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Fronti Evropian e ka cilësuar si keqpërdorim të skajshëm të procedurave dhe majorizim etnik vendimin e KSHZ-së për rivotim në gjithsej shtatë vendvotime në dy njësi zgjedhore. Paditë e tyre ndaj vendimeve të KSHZ-së u hodhën poshtë nga Gjykata Administrative.

Të mërkurën do të rivotohet në dy vendvotime në Krushevë, dy vendvotime në Dollnen, një në Strugë, një në Ohër dhe një në Zhelinë.

Vendvotimi: 1844 – Strugë

Vendvotimi: 1272 – Ohër

Vendvotimi: 1202 – Krushevë

Vendvotimi: 1194 – Krushevë

Vendvotimi: 1470 – Dollnen