Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Nga atje, shefi i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se armatimi i madh i Serbisë, tregon që ajo po synon eskalimin e situatës.

Marketing

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, hapi konferencën duke nënvizuar kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Ai tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”.” – thuhet në një postim të organizatorëve të konferencës.

Tutje, Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin.

“Derisa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin.” – ka thënë tutje Kurti.

Ai ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve, mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor.” – ka thënë ai.  https://twitter.com/KCLSecurity/status/1793569503860928594?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1793569503860928594%7Ctwgr%5Ebdf18ffe4b30961346beebb1efa43544c1248f58%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fkurti-armatimi-i-madh-i-serbise-tregon-qe-synon-eskalimin%2F