Fortuna një hap larg nga Bundesliga, “fundoset” Bohumi

Mund të thuhet se janë me “një këmbë” në Bundesliga. Fortuna Diseldorf, një ndër ekipet më legjendare në Gjermani ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në ndeshjen e parë “play-off”, ndaj Bohumit në transfertë, për një vend në elitën e futbollit gjerman.

Marketing

Sfida u zhbllokua nga autogoli i Hoffman në minutën e 13’-të, ndërsa në pjesën e dytë miqtë nga Diseldorfi shënuan edhe dy herë të tjera me Klaus e Engelhardt, për të vulosur suksesin 0-3. Sfida e kthimit, e cila do të zhvillohet në shtënia e Fortuna, “Merkus Spiel Arena” më 27 maj, ku për vendasit pritet të jetë vetëm një formalitet.

Ndërkaq, kujtojmë se skuadra e Bohumit e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 16-të të tabelës, por në ndeshjen e parë “play-off” për mbijetesën bëri shumë pak për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, teksa vendin e saj me shumë gjasë do ta marrë Fortuna Diseldorf.