“VLEN” merr kuvendin, kush do të jetë kryetari i ri?

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, për të cilin këtyre ditëve po spekulohet se do ta merr funksionin e kryetarit të Kuvendit pas formimit të qeverisë së re, tani për tani as nuk po e konfirmon e as demanton se midis Koalicionit “Vlen” dhe VMRO-DPMNE-së si partnerë të ardhshëm koalicioni është arritur një marrëveshje e tillë.

Marketing

Ai në intervistën e mbrëmshme për Televizionin Alsat thotë se një prej pikave për të cilat kanë biseduar me VMRO-DPMNE-në është që Koalicionit “Vlen” t’i takojë funksionin i spikerit të Kuvendit. Gashi as nuk ka konfirmuar e as demantuar se do të jetë kryetar i ardhshë i Kuvendit.

“Për ne ka qenë e rëndësishme që shqiptarët ta vazhdojnë ta ushtrojnë njërin nga tre funksionet në vend dhe natyrisht se për shkak se kryeministri dhe kryetari i shteti dihet kush do të jetë, ne kemi kërkuar që kryetari i parlamentit tu takojë shqiptarëve. Ende marrëveshja nuk është definitive, ne parimisht jemi marrë vesh për disa pozita, është korrekte që të presim këto marrëveshje që i kemi dakorduar me VMRO-në të kalojnë në organet tona partiake dhe besoj që brenda afatit kushtetues ligjor që është 28 majin atë ditë besoj se është dita kur do të konstituohet parlamenti mendoj se të gjithë do ta kemi të qartë se cili është propozimi i përbashkët i koalicionit për kryetar të parlamentit”, deklaroi Gashi.