Liga e Evropës publikon formacionin më të mirë të sezonit, Xhaka dhe Gjimshiti pjesë e tij

Faqja zyrtare e Ligës së Evropës ka publikuar sot (e premte) formacionin më të mirë të sezonit në këtë garë për sezonin 2023/2024.

Marketing

Pjesë e këtij formacioni janë dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshiti, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre këtë sezon për Bayer Leverkusenin dhe Atalantan respektivisht.

Xhaka është paraqitur në 11 ndeshje këtë sezon në Ligën e Evropës duke asistuar në dy gola, por duke qenë në të njëjtën kohë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Xabi Alonsos.

Mesfushori 31-vjeçar pati paraqitje shumë të mira gjatë rrugëtimit të ‘Aspirinave’ deri në finalen e madhe, por që u mposhtën me rezultat 3-0 nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Gjimshiti në anën tjetër si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Evropës, ishte i paprekshëm në formacionin e Gian Piero Gasperinit, duke qenë lider i mbrojtjes.

Mbrojtësi 31-vjeçar startoi në 12 ndeshjet që Atalanta i luajti këtë sezon në Ligën e Evropës duke treguar paraqitje mjaft të mira, si dhe duke shënuar një gol.

Formacioni i sezonit: Svilar, Gjimshiti, Tah, Mancini, Ruggeri, Xhaka, Koopmeiners, Frimpong, Lookman, Aubameyang, Wirtz./Telegrafi/