Nesër seanca konstituive e Kuvendit

Seanca për konstituimin e Kuvendit është paralajmëruar për ditën e nesërme 28 maj, ku pritet të verifikohen mandatet e përbërjes së re parlamentare. Nga ana tjetër KSHZ-ja sot duhet të vendosë për ankesën e Frontit Evropian.

Marketing

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar për nesër seancën konstituive në të cilën do të verifikohen mandatet e përbërjes së re parlamentare. Senca konstituive sipas Rregullores do të kryesohet nga deputetja më e vjetër, ndërsa në përbërjen e sapozgjedhur do të jetë deputetja Merita Koxhaxhaku. Seanca e parë e deputetëve të sapozgjedhur mund të zgjasë deri në tri ditë, pas së cilës zgjidhet kryetari i Kuvendit. Në këtë mënyrë nxirret shumica e re në Parlament, e cila kërkon 61 deputetë nga gjithsej 120 mandate deputetësh.

Në karriket e deputeteve do të ulen 120 përfaqësuesit e popullit që kanë marrë certifikatat. Nëse nuk ka ndryshime pas marrjes së kundërshtimeve në KSHZ, pas rivotimit nuk do të ketë ndryshime në mandatet e deputetëve. Ndërkaq, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të vendosë për ankesën e Frontit Evropian për rivotimin në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

Për KSHZ-në nuk ka pasur ankesa të tjera për rivotimin e 22 majit në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore.

Kandidatët kanë të drejtë ankese kundër vendimit të KSHZ-së në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të ankesës.

Pas rivotimit të disa vendvotimeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet fillestare të ndryshuara, sipas të cilave koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 58 deputetë, VLEN 14 deputetë, LSDM me 18 mandate dhe koalicioni i udhëhequr nga BDI edhe 18 mandate. ZNAM dhe Levica e Maksim Dimitrievskit kanë nga 6 mandate parlamentare.

Për zgjedhjet parlamentare, Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe nga secila prej tyre hyjnë 20 deputetë, ku sipas të ashtuquajturit modeli Dont, përllogaritet se cila parti sa sa mandate deputetësh do të marrë./tvklan.mk