Futbollistët e Maqedonisë grumbullohen në Shkup për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Çekisë
Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy ndeshjet kontrolluese që do ti luajnë ndaj Kroacisë dhe Çekisë.
Në grumbullim u paraqitën pothuajse të gjithë futbollistët në përjashtim me Enis Bardhin dhe Stole Dimitrievskin, të cilët pritet ti bashkohen ekipit përfaqësues ditëve në vijim.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndeshjen ndaj Kroaciaë do ta luaj në Rijeka me 3 qershor, ndërsa me 10 qershor do të përballet me Çekinë.