Vdiq tri ditë pas martesës, babai i Antigona Morinës dyshon se dhëndrri ia mbyti vajzën me jastëk

Antigona Morina, vdiq vetëm tri ditë pas martesës.

Marketing

Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti, por dyshohet se ajo vdiq nga gjakderdhja që kishte.

Por, babai i saj, Bislimi ka një tjetër rrëfim për ngjarjen.

Ai tha se dyshon se vajzën ia ka mbytur dhëndrri me jastëk.

“E ka vrarë me jastëk. Sepse jastëku nuk lë asnjë gjurmë. Kam qenë edhe në gjykatë edhe në prokurori. E kam cekur edhe këtë. E kam kërkuar edhe dëmshpërbilimin por nuk ma kanë paguar”, tha ai në Klan Kosova.

“Dhe unë sot vuaj me gruan, me vetën, me të gjithë”, theksoi Morina.

Rasti tragjik ka ndodhur në vitin 2011-të në fshatin Malësi e Madhe e Rahovecit.    https://youtu.be/nhfKC06zfVQ