Mickoski i përgjigjet Ahmetit: Mos bëj si fëmijë i lazdruar

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së nuk ka lidhje me qëndrimin ndaj shqiptarëve, thonë nga partia e Mickoskit, si reagim për konferencën për media të Ahmetit.

Marketing

Sipas tyre, nëse dalja e BDI-së në opozitë është shkelje e Marrëveshjes Kornizë, atëherë edhe Ali Ahmeti e ka shkelur atë kur vendosi ta lërë VMRO-DPMNE-në jashtë qeverisë dhe nuk respektoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016. Nëse Ahmeti mendon se kërkesat e reja dhe antishtetërore etnike të përkthyera në dokumente dhe platforma do ta shpëtojnë atë nga dalja në opozitë dhe fshehja e krimeve të partisë së tij, ai duhet të dijë se kjo do t’i japë fund shpejt karrierës së tij, thonë nga VMRO.

“Nuk ka as majorizim, as shovinizëm, as nuk ka rëndësi që Ahmeti është ndjerë i ofenduar, e rëndësishme është që vullneti i shumicës është që BDI të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi. Respektimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka të bëjë me faktin nëse BDI është pushtet apo opozitë. Ahmeti duhet të mos sillet si një fëmijë lazdran që qan për një lodër që nuk është e tij, sepse VMRO-DPMNE nuk është LSD dhe as largimi BDI-së nuk ka lidhje me qëndrimin e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve. Sepse BDI nuk janë vetëm shqiptarët në Maqedoni, BDI është segmenti që ka vjedhur si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit”, thanë nga VMRO-DPMNE.