VLEN do të shndërrohet në një parti politike?!

Pas rezultatit pozitiv të arritur si koalicion në zgjedhjet parlamentare, burime jozyrtare për TV21 thonë se tashmë në VLEN po mendohet që ky koalicion të shndërrohet në një parti politike.

Marketing

Burime thonë se kjo kërkesë vjen nga baza gjegjësisht nga strukturat e 4 partive në terren, të cilat siç thuhet, gjatë bashkëpunimit për zgjedhjet e fundit kanë krijuar një afërsi, andaj duan që të jenë të bashkuar në një subjekt.

Por cili prej liderëve do të vendoset që të jetë kryetar!? Emri më i pranuar për lider të VLEN-it thuhet se është Arben Taravari. Ndryshe Taravari edhe në takime të ndryshme me protokoll është ulur në krye të vendit (te Kurti). Gjithashtu thuhet se dy liderët tjerë, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami mund të emërohen si nënkryetar të partisë, ndërsa nga Alternativa, pasi Afrim Gashi është emëruar kryeparlamentar, dikujt nga kjo parti t’i takojë pozicioni i sekretarit të partisë.

Tani për tani këto informacione mbeten të pakonfirmuara, por burimet thonë se do të vendoset ashtu siç do të jenë kërkesat e përkrahësve të këtij koalicioni./tv21.tv