Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka publikuar në Facebook logon 25 vjetrin e çlirimit.

Marketing

Kurti e ka përshkruar logon, për të cilën thotë se përfshin motivet tradicionale “të rifreskuara me dizajn modern”.

“25-vjetori i çlirimit të Kosovës Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Kurti