Shkëmbim plumbash në Minneapolis, tre të vrarë ndër ta dhe një polic!

Tre persona u vranë përfshirë dhe një oficer policie dhe tre të tjerë të plagosur gjatë një shkëmbimi plumbash mbrëmjen e djeshme në Minneapolis.

Marketing

Incidenti ndodhi në lagjen Whittier të qytetit, ku në mesin e tre të plagosurve të mbijetuar, një është një oficer policie në Minneapolis dhe një zjarrfikës, të cilët të dy pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Policia fillimisht u thirr në lagje pas një raportimi për disa të shtëna në një pallat. Kur oficerët arritën, dikush qëlloi drejt tyre menjëherë dhe oficerët iu përgjigjën zjarrit.

Si rezultat i këtij shkëmbimi zjarri, një oficer dhe i dyshuari u vranë, dhe oficeri tjetër u plagos. Autoritetet gjetën dy civilë të tjerë që ishin qëlluar, njëri prej të cilëve vdiq në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, oficeri i policisë Jamal Mitchell, 28 vjeç, u “zu në pritë” nga i dyshuari. Mitchell u qëllua një bllok e gjysmë deri në dy blloqe larg banesës ndërsa u përpoq t’u jepte ndihmën e parë personave të plagosur.

Mitchell dhe një oficer tjetër që u qëllua u dërguan në një spital lokal, ku Mitchell vdiq. Oficeri i dytë ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha të enjten se ka identifikuar të dyshuarin, por po punon për të zbuluar motivin.