Shtatë të arrestuar, mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi në një konferencë për media ka bërë me dije se janë arrestuar të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual.

Marketing

“ Lidhur me rastin “Albkings”, ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë”, ka deklaruar ndër tjera Gashi.

Prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.