Detaje të reja – Besi i ka kërkuar Xhensilës të heqë dorë nga pasuria

Një nga çiftet më të dashura dhe të përfolura në mediat rozë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës me njëri-tjetrin, me urë të vetme lidhëse… dy fëmijët.

Marketing

Çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre nuk po funksionon më martesa, por të tjera detaje mësohen mbi këtë çështje.

Burime bëjnë me dije se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.

Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.

Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes.