28-vjeçari në Gjermani dyshohet se ka vrarë nënën dhe gjyshërit e tij

Një vrasje e trefishtë raportohet të ketë ndodhur në Tirpersdoft të Gjermanisë, afër kufirit me Çekinë. Një i ri 28-vjeçar thuhet se ka vrarë tre familjarë, përfshirë nënën e tij.

Marketing

Në orët e hershme të mëngjesit, policia pranoi një telefonatë. Një burrë tha në orën 4 e 45 minuta të mëngjesit se e kishte vrarë familjen e vet, raporton gazeta “Bild”.

Kur policët arritën te shtëpia e të dyshuarit, gjetën tre trupa.

Sipas të dhënave të gazetës, viktimat janë nëna e tij, 59 vjeçe, si dhe gjyshërit, 84 e 84 vjeç.
“Gjermani 28-vjeçar u arrestua në vend, pa rezistencë” – tha zëdhënësja e policisë, Karoline Hemp. Ai është në ndalim dhe po merret në pyetje.