Studentët e UT-së e vizituan Institutin për Administratë Publike të Republikës së Kosovës

Studentët e Administratës Publike të Fakultetit të Administratës së Biznesit në Universitetin e Tetovës, të udhëhequr nga dekani, Prof. Dr. Llokman Hebibi dhe shefi i katedrës së Administratës Publike, Doc. Dr Jahi Jahija, më 31 maj 2024 e vizituan Institutin për Administratë Publike të Republikës së Kosovës.

Marketing

Në këtë institucion, studentët tanë u pritën nga drejtoresha e përgjithshme, Lule Isufi së bashku me stafin. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Institutit dhe Universitetit të Tetovës. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, drejtori i drejtorisë së planifikimit të trajnimeve Bujar Thaqi prezantoi programet e trajnimit që ofrohen për zyrtarët publikë dhe strukturën e re që është funksionalizuar së fundmi në IKAP.

Gjithashtu, nga trajnerët që ishin duke mbajtur trajnim në ambientet e IKAP, studentët u njoftuan për së afërmi me trajnimet konkrete që organizohen për të punësuarit në Administratën Publike të Kosovës dhe me ndikimin e këtyre trajnimeve në profesionalizimin e Administratës Publike të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, studentët e vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, me ç’rast ambasadorja Shpresa Jusufi së bashku me stafin e saj i informuan studentët rreth rolit dhe misionit të përfaqësive diplomatike jashtë vendit.