29/11/2024
Ballina Lajme Shqipëri EURO 2024/ Kuqezinjtë zgjedhin fanelat, zbulohet numrat e Brojës, Bajramit dhe Manajt!...

EURO 2024/ Kuqezinjtë zgjedhin fanelat, zbulohet numrat e Brojës, Bajramit dhe Manajt! Surpriza te portierët

Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht europianin e saj të dytë më 15 qershor, për tu përballur me Italinë në Dortmund.

Kur na ndajnë dhe 11 ditë nga nisja e finaleve europiane “Gjermani 2024”, futbollistët e kombëtares kanë zgjedhur numrat të cilët do të mbajnë mbi shpatulla gjatë këtij turneu.

Ajo që bie në sy është se Rei Manaj ka hequr do të përfundimisht nga numri 10-të, duke marrë fanelën me numër 7-të që mbante Kejdi Bare, ky i fundit i lënë jashtë liste nga trajneri Silvinjo.

Ndërkohë që numrin 10-të do ta mbajë Nedim Bajrami, ndërsa numrin 20-të e ka marrë Ylber Ramadani, të njëjtin numër që mban edhe të skuadra e tij Leçe.

Broja është detyruar të kalojë te numri 11, ai që ka mbajtur më parë Uzuni, pasi numrin 9-të do ta mbajë Jasir Asani. Ndërsa numri 16 që mbahej historikisht nga Cikalleshi, i ka kaluar të riut Medon Berisha.

Sa ju përket portierve Berisah do të mbajë veshur fanelën me numrin 1, Kastrati atë me numrin 12-të, Strakosha fanelën me numrin 23, ndërsa Simoni atë me numër 27-të.

LISTA ME NUMRA

1 – Etrit Berisha,

2 – Ivan Balliu

3 – Mario Mitaj

4 – Elseid Hysaj

5 – Arlind Ajeti

6 – Berat Gjimshiti

7 – Rei Manaj

8 – Klaus Gjasula

9 – Jasir Asani

10 – Nedim Bajrami

11 – Armando Broja

Marketing

12 – Elhan Kastrati

13 – Enea Mihaj

14 – Qazim Laçi

15 – Taulant Seferi

16 – Medon Berisha

17 – Ernest Muçi

18 – Ardian Ismajli,

19 – Mirlind Daku

20 – Ylber Ramadani

21 – Kristjan Asllani

22 – Amir Abrashi

23 – Thomas Strakosha

24 – Marash Kumbulla

25 – Naser Aliji

26 – Arber Hoxha

27 – Simon Simoni