Filipçe e dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së

Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputet aktual Venko Filipçe dorëzoi sot kandidaturën për kryetar të LSDM-së.

Marketing

Filipçe tha se ka mbështetjen e ish-funksionarëve, ndër të cilët edhe ish-liderin Zoran Zaev, dhe se nuk e pranon propozimin e kundërshtarit të tij Jovan Despotovski, që ai që humb në zgjedhjet partiake të mos kenë të drejtë të kërkojnë detyrë nëpërmjet partisë në të ardhmen.

“Fakti që kam raporte të shkëlqyera me Zaevin, por edhe marrëdhënie të mira me zyrtarët e mëparshëm, janë parakusht i mirë për bashkim në parti.

“Nuk mendoj se duhet të ketë kufizime. Kryetari që do të zgjidhet duhet të formojë në mënyrë të pavarur ekipin më pas. Nuk duhet të ketë ndarje në fillim, kjo nuk na duhej. Duhet të ketë lojë të ndershme”, tha Filipçe.