Ahmeti: VMRO-DPMNE-ja po hap plagët e vjetra, të ndihmojnë ndërkombëtarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në 22 vjetorin e themelimit të këtij subjekti përmendi arritjet që sipas tij partia i ka bërë në 21 vite pushtet. Ai foli për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, themelimin e universiteteve dhe zyrtarizmin e tyre dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nëpër pozitat më të larta shtetërore. Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Ahmeti akuzoi VMRO-DPMNE-së për siç tha hapjen e plagëve të vjetra dhe kthimin ne nacionalizëm. Koalicionin VLEN e cilësoi si vasal të VMRO-DPME-së, ndërsa ndërkombëtarëve i bëri thirrje që t’i ndihmojnë Ahmetit dhe Frontit Evropian karshi VMRO-DPMNE-së që sipas tij të respektohet legjitimiteti i fituar në zgjedhje.

Marketing

“Besoj në qendrat ndërkombëtare të vendosjes që bashkërisht edhe këtë përballje ta tejkalojmë. Kjo përballje nuk është më e vështirë se ajo e 2001, nuk është më e vështirë se përballje që kemi pas me vendet e rajonit. Por ama duhet t’i thuhet ndal ambicieve të sëmura të partisë politike të cilës neve nuk i mohojmë mandatin për të drejtuar me ekzekutivin, por nuk ka mandat për të bërë përzgjedhje dhe për të poshtëruar shqiptarët në Maqedoni. Kanë aq gjak shqiptarët sa t’i dalin zot vetvetes”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. /Alsat.mk