Ilir Shaqiri me interpretim brilant , mahnitë me këngën ‘Ali Pashë Gucia’

Për dallim nga këngëtarët, që kanë arritur një nivel afirmativ dhe të cilin nuk e kanë shtyrë tutje, Ilir Shaqiri vazhdon ta begatojë këngën e tij edhe më fuqishëm dhe me elemente të reja këndimi, por pa u larguar asnjëherë nga trashëgimia dhe nga brumi i pastër, i mirëfilltë i këngës shqipe, shkruan Kosovarja

Marketing

Si prej fillimit , si gjithmonë , dhe sot , në mënyrë që kënga të jetë sa më origjinale, sa më e kapshme sa më e afërt me dëgjuesin dhe sa më e pasur në vetvete, me qëllim për t’ i përballuar jo vetëm kohës së sotme Ilir Shaqiri, me epitetin e merituar – ikona e muzikës shqiptare, dha shumë për këngë , vargje, duke iu thurur ditirambe të gjithë atyre dëshmorëve , heronjve , trimave gjithandej trojeve shqiptare , duke i kënduar atyre , që askush deri sot nuk i ka kënduar dhe nuk i këndon në nivelin artistik, në të cilin arrin t i këndojë me një përkushtim të veçantë si Ilir Shaqiri. Sot , artisti i madh Ilir Shaqiri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ali Pashë Gucia” titullohet kënga e tij e re, përcjell Kosovarja .

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet këngëtari. Edhe sot , me zërin e tij të pashoq dhe me këndimin për trimin e madh kombëtar , Ali Pashë Gucia , e perforcon bindjen se Iliri është i pakrahasueshëm .

Dëgjojeni dhe dhe do bindeni se edhe kjo këngë do jetojë gjatë jo vetëm pse i kendon trimit kombëtar , por dhe për vlerat krijuese, orkestruese dhe interpretuese e koreografike që ka!

Është mëshirimi më i bukur i të gjithë komponeteve që duhen në një këngë si kjo që të rrënqethë e të bën krenar se i takon nji populli prej nga ka dal Ali Pashë Gucia.