Ganiu konfirmon: VLEN do të marrë ministrinë e 5-të me resor: Ministria e Eurointegrimeve do t’i ketë të gjitha nishanet

Visar Ganiu nga VLEN konfirmoi se si koalicion kanë marrë ministrinë e pestë me resor në qeverinë VLEN-VMRO-ZNAM, shkruan TV21. Ganiu tha se Ministria e Eurointegrimeve do t’i ketë të gjitha nishanet e një ministrie.

Marketing

“Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime dmth kalon në ministri. Me buxhet të vetin, me kabinet, me të gjitha dmth nishanet që duhet t’i ketë një ministri”, tha Ganiu duke mos dashur të zbulojë postet e eshalonit të tretë që ka marrë VLEN, për hir të marrëveshjes me VMRO-në dhe mes partnerëve në VLEN./tv21.tv